Fjalimi i fuqishëm i Vjosa Osmanit “çmendi” Serbinë – ky është reagimi i tyre

Aktuale

Fjalimi i fuqishëm i Vjosa Osmanit “çmendi” Serbinë – ky është reagimi i tyre

Nga: N.Sh Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:20
Vjosa Osmani

Publicisti dhe gazetari Emin Azemi, ka shkruar për reagimin e medieve serbe kundër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Azemi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, Beogradit nuk po i pëlqen Vjosa Osmani, andaj edhe e quajnë gjarpër.

Azemi shkruan në shkrimin e tij se, gjithmonë një politikan është vlerësuar në bazë të asaj se si është trajtuar nga Beogradi, duke shtuar se në të kaluarën disa politikanë shqiptarë ishin përkëdhelur nga Serbia, por urreheshin nga po popullit i tyre.

Azemi ka shkruar për fjalimin e fuqishëm të Vjosa Osmanit, në ditë kur u bë presidente dhe për reagimet serbe të cilët e quajnë “gjarpër”.

Shkrimi i plotë:

BELIGRADIT NUK PO I PËLQEN VJOSA OSMANI, MEDIAT E QUAJNË GJARPËR

Gjithmonë një politikan është vlerësuar edhe në bazë të asaj se si është trajtuar nga Beogradi. Në të kaluarën ka ndodhur që jo pak politikanë shqiptarë të jenë përkëdhelur nga Beogradi, por të urrehen nga populli i tyre.

Viteve të fundit, fatkeqësisht patëm politikanë nga Kosova, të cilët më tepër kishin mirëkuptim me Vuçiqin për tema delikate se sa me klasën politike të brendshme.

Aktualisht fjalimi i presidentes Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës ka marrë vëmendjen e posaçme të mediave serbe. Sidomos një pjesë e deklaratës së saj, nuk iu ka pëlqyer fare këtyre mediave.

Presidentja e sapo zgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për gjithçka që ka bërë në Kosovë.

Osmani tha se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë të dalin para drejtësisë”. Në të njëjtën kohë, siç tha ajo, “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet”.

Ajo tha se dialogu është rruga e duhur, por që Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për të kaluarën.

“FJALËT E GJARPRIT VJOSA OSMANI: Një histori rreth dialogut dhe kërkon që SERBIA TË JETË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET”, shkruan mediumi serb “Espreso”.

“Duke iu drejtuar deputetëve, Osmani përsëriti se drejtësia nuk do të vihet derisa “Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë””, shkruan ky medium në krye të tekstit.

Mediumi tjetër serb, “Blic” e titullon shkrimin e saj kështu: RETORIKA E FAMSHME E OSMANIT: Drejtësia nuk do të vihet derisa Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë.

Ndërsa “B92” ka shkruar se Osmani i ka dërguar një mesazh Serbisë.

“Në fjalën e saj të parë para deputetëve, Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për “gjithçka që ka bërë në Kosovë”, thuhet në krye të lajmit që ky medium serb e ka bërë për Osmanin.

Vjosa Osmani u zgjodh dje presidente e Kosovës me 71 vota të deputetëve. Ajo e mori besimin në raundin e tretë të votimit. Që ajo të zgjidhet në këtë pozitë, ndihmuan edhe deputetët e ish-partisë së saj, LDK-së.

Përderisa na i shanë Beogradi politikanët, mirë i kemi punët, prandaj të gjithë ata që kanë hezituar t'i besojnë kësaj udhëheqësie aktuale  të Kosovës, e kanë një rast të mirë t'i korrigjojnë qëndrimet e tyre, sepse realitetin duhet lexuar ashtu siç është, e jo ashtu siç duam ta projektojmë në kokat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat