MSH flet për raportimet se u injorua stafi teknik i spitaleve private, sqaron çështjen e listave për vaksinim

Aktuale

MSH flet për raportimet se u injorua stafi teknik i spitaleve private, sqaron çështjen e listave për vaksinim

Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:23
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar se u ka kërkuar spitaleve private listat për vaksinim vetëm të stafit shëndetësor dhe jo edhe atij teknik.

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar se u ka kërkuar spitaleve private listat për vaksinim vetëm të stafit shëndetësore dhe jo atë teknik.

Në një përgjigje për lajmi.net, MSH thotë se Komiteti për vaksinim përmes MSH-së u ka kërkuar spitaleve private që të dërgojnë listat e të punësuarve të tyre dhe asgjë tjetër.

Po ashtu MSH thotë se me qellim të përgatitjes për vaksinim, të njëjtit duhet të dëshmojnë se janë nëpunës të institucioneve ku janë deklaruar.

“Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 u ka kërkuar, përmes Divizionit të Prakses Private të MSH, institucioneve private shëndetësore që të dërgojnë listat e të punësuarve të tyre (atyre që janë vetëm në privat) me qellim të përgatitjes për vaksinim dhe të njëjtit me rastin e vaksinimit duhet të dëshmojnë se janë nëpunës të institucionet ku janë deklaruar. Nuk u është kërkuar diçka tjetër”, thuhet në përgjigjen më shkrim nga MSH.

Ndërkohë, javën e kaluar në media u publikua emaili që MSH u kishte dërguar spitaleve private, ku kërkohej që të paraqesin vetëm stafin shëndetësorë në listat e personave që do të vaksinohen kundër COVID-19.

Në anën tjetër, institucioneve publike shëndetësore iu është thënë se edhe punëtorët teknikë do të vaksinohen së bashku me ata shëndetësorë.

Kujtojmë se Kosova ka ngecur mbrapa me vaksinimin kundër koronavirusit, krahasuar edhe me shtetet fqinje.

Teksa në vend deri sot janë vaksinuar rreth 3 mijë punonjës shëndetësorë, të gjitha vendet tjera në rajon kanë nisur vaksinimin masiv. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat