Xhavit Haliti i bën thirrje publike Edi Ramës: Kryeministër na ndihmo të lutem që ta...

Aktuale

Xhavit Haliti i bën thirrje publike Edi Ramës: Kryeministër na ndihmo të lutem që ta...

Nga: P.R Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:19
Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka bërë thirrje që të hapen qendra vaksinimi në Shqipëri edhe për qytetarët e Kosovës.

“Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haliti, përcjellë “Bota sot”

Postimi i plotë:

Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat