Deputeti i VV-së i përgjigjet Haradianjt që e quajti ”sekser”: Deklarata e tij e dëmshme dhe e pavërtetë

Aktuale

Deputeti i VV-së i përgjigjet Haradianjt që e quajti ”sekser”: Deklarata e tij e dëmshme dhe e pavërtetë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:29
Ramush Haradinaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba iu është përgjigjur deklaratave të kreut në detytë të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili në Rubikon, e quajti atë ‘’sekser të votive për Presidenten’’.

I njëjti ka mohuar pretendimet që Haradinaj ka dhënë, duke i cilësuar këto deklarata të dëmshme dhe të pavërteta.

Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se deputeti Salih Zyba ka qenë sekseri i Lëvizjes Vetëvendosje për vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

Haradinaj thotë se kanë bërë presion edhe te deputetët e tjerë të AAK-së për votën për zgjedhjen e presidentit.

“Z.Hoxha të paktën u tregu i sinqert, Pas Albena reshitaj ka pasur edhe kërcënime edhe për deputet të tjerë të AAK. Deputetet e AAK-së kanë pasur presion që ta shesin votën për presidentin. Salih Zyba ka qenë seksere për votat për president.”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat