Kurti pranon letër urimi nga UNDP dhe NDI

Aktuale

Kurti pranon letër urimi nga UNDP dhe NDI

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:12
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko, dhe nga Drejtoresha e Lartë e Përhershme e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg me rastin e marrjes së detyrës së kryetarit të Qeverisë.

“Në letrën dërguar kryeministrit Kurti, znj. Suokko ka theksuar vendosmërinë e UNDP-së për ta vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij.

Derisa në letrën e urimit nga NDI, në emër të institutit, ambasadorja Soderberg e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për punën e tij në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Duke shpresuar që të punojnë së bashku për ta fuqizuar më tej demokracinë e vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat