Kusari-Lila: Aktakuza ndaj meje është e paarsyeshme dhe absurde

Aktuale

Kusari-Lila: Aktakuza ndaj meje është e paarsyeshme dhe absurde

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:16
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, aktakuzën ndaj saj për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”, e ka quajtur absurde.

Tha se kjo aktakuzë mund të trajtohet më shumë në aspektin politik, por jo siç është ngritur nga organet e drejtësisë.

“Ajo për çka është ngritur aktakuza është absurd i llojit të vet në përmbajtje, sepse ajo si vendim mund të trajtohet në aspektin politik, a kemi pasë të drejtë a jo, mund të përdoret në fushatë, por të bëhet aktakuzë për mënyrën se si është bërë, unë e shoh të paarsyeshme dhe absurde. Kushdo që ka bazë ose përgatitje ligjore, e lexon dhe e sheh një aktakuzë e cila nuk ka motiv për keqpërdorim, nuk ka përfitim të keqpërdorimit dhe argumentim se ka pasur vendimmarrje me qëllim të shkaktimit të dëmit ose dobisë”, tha ajo në KTV.

Kusari-Lila u shpreh e gatshme të heq dorë nga politika, nëse ka vendim që argumenton kryerjen e veprës për të cilën ajo ngarkohet.

“Aktakuza është në fazën e apelit, në Gjykatën e Apelit, sepse ne kemi apeluar dhe presim. Unë me tërë kapacitetin tim intelektual dhe politik vazhdoj t’i shërbej politikës, në momentin nëse ka përkeqësim në raport me vendimet e gjyqësorit, absolutisht nuk e shoh me çdo kusht qëllimin në vetvete, qëndrimin në politikë”, tha ajo. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat