Operacioni Call Center: Policia konfiskon rreth 1.7 milionë euro, 9 vetura dhe ngrinë afër 700 mijë euro nëpër banka

Aktuale

Operacioni Call Center: Policia konfiskon rreth 1.7 milionë euro, 9 vetura dhe ngrinë afër 700 mijë euro nëpër banka

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

(E plotësuar 10:57) - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në disa lokacione në lidhje me mashtrime me “Call Center”.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

“Në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka”, thuhet në raport.

Policia thotë se ky rast është duke u hetuar.

Ky rast njihet si rasti i mashtrimeve me ‘Call center’, ku nga një bashkëpunim i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Gjermanisë, kanë arritur që të kapin personat e dyshuar.

***

Policia e Kosovës e ka vazhduar operacionin kundër mashtrimit.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt janë kontrolluar katër lokacione.

Javën e kaluar në operacionin e quajtur “Call Center” janë arrestuar 18 persona.

Sipas njoftimit nga organet e rendit deri më tani janë konfiskuar nëntë vetura.

Po ashtu janë konfiskuar 1 milion e 690 mijë e 50 euro para kesh, dhe 697 mijë e 471 e 87 euro në banka.

Rasti është duke u hetuar.

MASHTRIM

Rajoni i Prishtinës-Ferizajt (NN) 31.03.2021 – 11:10. Në lidhje me rastin është raportuar se me 07.04.2021 janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme, ndërsa në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat