Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, Bajrami: Të bëjmë sa më pak politikë

Aktuale

Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, Bajrami: Të bëjmë sa më pak politikë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:48
Pamje nga takimi

Të enjten është bërë konstituimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për legjislaturën e tetë.

Ky Komision do të drejtohet nga ish- ministrja e Financave, Hykmete Bajrami nga LDK-ja.

Ajo në këtë mbledhje ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që të jenë më profesional e më pak politik.

Bajrami ka thënë se janë 96 raporte buxhetore të cilat nuk janë shqyrtuar në legjislaturën e kaluar.

“Jemi një komision i rëndësishëm dhe mbikëqyrim  ligjshmërinë e organizatave buxhetore. Sa më pak që bëjmë politik dhe jemi profesionist në këtë Komision besojë që i kontribuojmë shpenzimit të ligjshmërisë së financave të shtetit. Në mbledhjen e radhës propozojmë nga stafi mbështetës për inicimin e tenderit të një kompanie që do të bëjë auditimin e financave. Janë mbi 96 raporte që nuk kanë arritur të shqyrtohen”.

Eman Rrahmani nga VV-ja tha se është mirë të vazhdohet me raportet e auditimit të vitit 2019, si dhe dhjetë komunat që e kanë buxhetin më të madh ta vijnë e të raportojnë para anëtarëve të komisionit.

“Mendoj që ne është mirë me vazhdar me raportet e auditimit të viti 2019 që kanë mbetur ende pa u shqyrtuar në Komision. Unë kisha propozuar që të fillojmë me një praktik të re ku bëhet shqyrtimi i dhjetë raporteve të komunave të cilat e kanë buxhetin më të madh”.

Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka këtë përbërje: Hykmete Bajrami kryetare, anëtarë e Arta Bajralia nga VV, Enver Haliti nga VV, Mirlinda Sadiku nga VV, Eman Rrahmani nga VV, Fadil Numra nga PDK, Hajdar Beqa nga PDK, Jasmina Dedic nga Lista Serbe, Albana Bytyqi nga AAK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat