MSH: Mbi 4 mijë e 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore janë vaksinuar, nga sot vazhdohet me të moshuarit

Aktuale

MSH: Mbi 4 mijë e 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore janë vaksinuar, nga sot vazhdohet me të moshuarit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri dje mbi 4 mijë e 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Sipas MSH-së, nga sot procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër Covid-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar.

Shkrimi i plotë:

Vaksinimi kundër Covid-19 po vazhdon sot me vaksinimin e qytetarëve të grupmoshës mbi 80 vjeçe, fillimisht me personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

Deri dje, mbi 4200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa nga sot, procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër Covid-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar.

Ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër Covid-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët, dhe kontribues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat