Analisti mbështet Albin Kurtin, tregon kritikat qëllimkqija që po bëhen ndaj vendimit të kryeministrit

Aktuale

Analisti mbështet Albin Kurtin, tregon kritikat qëllimkqija që po bëhen ndaj vendimit të kryeministrit

Nga: A.Morina Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:57
Albin Kurti

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka mbështetur vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos pranuar vaksinat e pprodhuara nga shteti i Kinës.

Ibrahimi tha se Kosova duhet të qëndrojë në sferën Euroatlantike dhe vendimi i Kurtit duhet të vlerësohet si një pozicionim me rëndësi jetike.

“Vendimi i Kryeministrit Kurti për të mos pranuar vaksinat e prodhuara në Kinë është i drejtë. Kritikat se në kohëra të vështira duhet bërë sakrifica të tilla janë të pamenduara dhe qëllimkqija”, deklaroi analisti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vendimi i Kryeministrit Kurti për të mos pranuar vaksinat e prodhuara në Kinë është i drejtë.

Kosova është dhe duhet të qëdrojë në sferën Euroatlanike të aleancave dhe kjo duhet të shihet si një pozicionim i një rëndësie jetike nga të gjithë.

Kritikat se në kohëra të vështira duhet bërë sakrifica të tilla janë të pamenduara dhe qëllimkqija.

Në të njejtën kohë, qeveria Kurti duhet të bëj të pamundurën për të siguruar sa më shpejt vaksinat e prodhuara dhe aprovuara në vendet euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat