Mbyllja e vendit nga Qeveria, vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë

Aktuale

Mbyllja e vendit nga Qeveria, vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë

Nga: A.M. Më: 10 prill 2021 Në ora: 08:19
Kolonat në kufirin Vërmicë-Morinë

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur që ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejtë Shqipërisë.

Sipas informacioneve të gazetës “Bota sot”, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar kolona të shumta.

E njëjta ndodhi edhe të premten, kur u njoftua se mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid19.

Këto masa, ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë janë obliguar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Në vazhdim mund t`i shikoni pamjet nga kufiri Vërmicë-Morinë.

Image
Kolonat në kufirin Vërmicë-Morinë
Image
Kolonat në kufirin Vërmicë-Morinë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat