Pse po ikin krejt qytetarët e Kosovës në Shqipëri? Profesori Blerim Latifi e ka një shpjegim

Aktuale

Pse po ikin krejt qytetarët e Kosovës në Shqipëri? Profesori Blerim Latifi e ka një shpjegim

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:59
Kolona të gjata në pikën kufitare midis Kosovës dhe Sjqipërisë

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka dhënë një shpjegim pse qytetarët e Kosovës, po ikin në bregdetin shqiptar.

Latifi ka cituar një thënie të filozofit gjerman George Wilhelm Friedrich Hegel, sipas së cilit sa më shumë që njerëzit e ndjejnë veten të mbyllur, aq më shumë e duan detin, përcjell Bota sot.

“Filozofia e detit - Sa më shumë që njerëzit e ndjejnë veten të mbyllur e të kufizuar, aq më shumë e duan detin, sepse, siç shkruan Hegeli në Filozofia e Historisë, deti na e jep ndjesinë e të pakufizuarës, ndjesinë e të pafundmes, dhe duke ndjerë të pakufizuarën, ne marrim guximin për t'i kapërcyer kufijtë”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

Më shumë se 13 mijë qytetarë të Kosovës, e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë ditës së djeshme.

Në media u raportua se “ikja” e qytetarëve në fundjavë ndodhi për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid19./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat