Avokati Tomë Gashi vazhdon misionin e tij në Shqipëri, lidhet me Gjykatën Speciale

Aktuale

Avokati Tomë Gashi vazhdon misionin e tij në Shqipëri, lidhet me Gjykatën Speciale

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:46
Tomë Gashi dhe Mersin Katuçi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se po vazhdon misionin e tij me Mersin Katuçin në Shqipëri, që lidhet me Gjykatën Speciale.

Gashi i ka quajtur inskenim të Dick Martyt, akuzat se në shtëpinë e Katuçit janë kryer krime të tmerrshme nga pjesëtarë të UÇK-së, përcjell Bota sot.

Sipas avokatit, Katuçi nuk mund ta kuptojë se si asnjë prej udhëheqësve shtetërorë të Kosovës si dhe asnjë prej udhëheqësve të UÇK-së asnjëherë nuk e vizitoi atë dhe shtëpinë e tij.

Reagimi i Gashit në Facebook:

Në misionin tonë në me z.Mersin Katuçi i habitur se si për gjatë këtyre 16 viteve prej tentimit të inskenimit nga Dick Marty me shokët e tij se kinse në shtëpinë e tij janë kryer krime të tmerrshme nga pjesëtarë të UÇK-së. Ai nuk mund ta kuptojë se si asnjë prej udhëheqësve shtetërorë të Kosovës si dhe asnjë prej udhëheqësve të UÇK-së asnjëherë nuk e vizitoi atë dhe shtëpinë e tij, por lejuan që me inskenime ruso-serbe të themelohet Gjykata Speciale kundër shqiptarëve, kundër Kosovës dhe kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai nuk mund ta kuptojë këtë neglizhencë dhe unë poashtu e kam vështirë t'ia shpjegoj...

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat