Aktivistja Ferizi: Kryeminstri Kurti të propozojë një kandidat me vlera për Mitrovicën

Aktuale

Aktivistja Ferizi: Kryeminstri Kurti të propozojë një kandidat me vlera për Mitrovicën

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:55
Albin Kurti

Aktivistja e Shoqërisë Civile nga Mitrovica Neri Ferizi ka kometuar fushatën e kryeminstrit të vendit Albin Kurti, duke thënë që ka qenë fushatë e koncentruar në zhvillim ekonomik të vendit, në luftimin e korrupcionit e nepotizmit, ne parime, në projekte konkrete qe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve.

Tutje, ajo tha se ka ardhur koha që kryeministri Kurti ka propozojë një kandidat për kryetar të Mitrovicës me vlera e që qëllim e të mira.

Njoftimi i plotë:

Z. Kryeminister Kurti, fushata jote ka qene e koncentruar ne zhvillim ekonomik te vendit, ne luftim te korrupcionit e nepotizmit, ne parime, ne projekte konkrete qe ndikojne pozitivisht ne mireqenien e qytetareve.Z. Kurti, ka ardh koha me e propozu nje kandidat per kryetar te Mitrovices, qe ka vlera e ka qellim qe me e be qytetin nje vend me te mire per te jetuar.Z. Kurti, Mitrovica ka nevoje per nje kryetar qe nuk e shkaterron cdo memorie te qytetit, nje kryetar qe nuk jep leje ndertimi ne cdo 1 meter, nje kryetar qe nuk puneson familjare e miq ne arsim – si baze e edukimit te ketij qyteti, nje kryetar qe nuk e mbush teatrin me diletant, nje kryetar qe nuk i mbush drejtorite me njerez qe nuk kane eksperience, nje kryetar qe nuk e mbush Komunen me kusherinje, nje kryetar qe nuk eshte i korruptuar.

Z. Kurti, qyteti i cili i ka dhene shume ketij vendi, ka nevoje per nje kryetar qe ia kthen imazhin e dikurshem, nje kryetar qe ia kthen zhvillimin e frymarrjen. Z. Kurti, qytetaret e Mitrovices kane nevoje per nje perfaqesues te tyre i cili vertete i perfaqeson.Z. Kurti, te shkruaj si qytetare e Mitrovices, shpetoje kete qytet nga mjerimi. Shpetoje Mitrovicen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat