Ushtaraku shqiptaro-amerikan ka një kërkesë për presidenten Osmani, lidhet me postin e drejtorit të AKI-së

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan ka një kërkesë për presidenten Osmani, lidhet me postin e drejtorit të AKI-së

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:57
Vjosa Osmani

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duhet të zgjedh drejtor të AKI-së ndonjë nga kandidatët që jetojnë në SHBA.

Duke mbështetur kërkesën e opinionistit në Amerikë Hafiz Shala, Maralusha ka thënë se kandidatët me origjinë nga Kosova, i pëmbushin të gjitha kriteret për emërimin në këtë post, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Pajtohem plotësisht me postimin e z. Hafiz Shalës, sidomos me kërkesën rreth zgjedhjes së Drejtorit të AKI-së.

Pasi zgjedhja e këtij drejtori është në kompetencës tuaj dhe të kryeministrit, do të dëshiroja që t’ua sugjeroja që në këtë post ta caktoni një kuadër me njohuri dhe kualifikime shumë profesionale dhe njohuri të përmasave Ballkanike, Evropiane dhënë përgjithësi edhe disa shteteve shumë me rëndësi për inteligjencën dhe sigurinë e atdheut.

Kemi njerëz të kualiteteve, njohurive dhe kualifikimeve, të cilat nuk besoj që ndokush tani në Dardani t’i ketë.

Keni mundësi t’i kontaktoni këto kuadro me përvojë shumë të gjatë me shërbim në SHBA, me shumë mirënjohje e dekorata për punë shumë kualitative, profesionale dhe zhvillimin e doktrinave dhe tezave në lëmin e inteligjencës civilo-ushtarake dhe lëmive tjera.

Kandidatë për këtë institucion sot jetojnë në SHBA dhe janë me origjinë nga Kosova. I përmbushin të gjitha kriteret që z. Hafiz Shala i përshkruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat