Shasha: Biden miratoi 46 vendime urgjente, Kurti nuk mori asnjë vendim të rëndësishëm për 3 javë

Aktuale

Shasha: Biden miratoi 46 vendime urgjente, Kurti nuk mori asnjë vendim të rëndësishëm për 3 javë

Nga: A.Zh Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:41
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se për tri javë nuk ka marrë ndonjë vendim të rëndësishëm, përveç ndalimit të procesit privatizimit.

Shasha ka kritikuar edhe opozitën, duke thënë se ajo po i “bie pianos”.

Drejtori i EPIK ka krahasuar punën e presidentit amerikan Joe Biden, duke treguar se ai ka miratuar 46 vendime urgjente gjatë tri javëve të para, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Shashës në Facebook:

Brenda tre javëve të para Presidenti Biden miratoi 46 vendime urgjente për qëllim të jetësimit të programit zgjedhor. Nga menaxhimi i pandemisë, shpenzimi më i saktë i buxhetit të shtetit, e deri tek ndryshimi i procesit zgjedhor.

Sot janë bërë tre javë që nga zgjedhja e Kryeministrit Kurti dhe përveç ndalimit të procesit privatizimit nuk kemi parë asnjë vendim tjetër të rëndësishëm të Qeverisë.

Ndërkohë, opozita po i bie pianos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat