Gruaja e komandantit Agim Ramadani prek me fjalët në 22 vjetorin e vrasjes së tij

Aktuale

Gruaja e komandantit Agim Ramadani prek me fjalët në 22 vjetorin e vrasjes së tij

Nga: A.Zh Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:02
Komandanti Agim Ramadani

Shukrije Ramadani, ka kujtuar bashkëshortin e saj, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Ramadani, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Ajo ka publikuar disa fotografi të familjes së tyre në Facebook, duke shkruar fjalë prekëse për të, përcjell Bota sot.

“Vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesës tënde zgjohet kryeneçësisht duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pas kaq shumë viteve! Dromcat e lumturisë përzihen me ëndrrat, dëshirat e premtimet e këputura!!! Asgjë nuk është siç ishte më parë!!!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Agim Ramadani u vra gjatë luftimeve kundër forcave serbe në Betejën e përgjakshme të Koshares, e cila u zhvillua në Prill të vitit 1999.

Ramadani, i njohur me nofkën "Katana" ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij./BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat