Limaj kujton Agim Ramadanin: Ra për të mos vdekur kurrë!

Aktuale

Limaj kujton Agim Ramadanin: Ra për të mos vdekur kurrë!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:44
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar komandatin, Agim Ramadani-Katana në 22 vjetorin e rënies së tij.

Limaj në postimin e bërë tha se Katana ra për të mos vdekur kurrë.

 Postimi i plotë:

22 vite më parë, ra për të mos vdekur kurrë heroi i betejës së Koshares, luftëtari i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve, Agim Ramadani- Katana.

Heroi i kombit, Agim Ramadani ishte një strateg i madh i luftës, dhe një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

Në këtë ditë, kujtojmë me pietet edhe dëshmorët tjerë të rënë në Koshare.Liria të cilën sot e gëzojmë është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave.

I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani, dhe të gjithë dëshmorët e kombit! Lavdi! FL

Image
Agim Ramadani-Katana
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat