Komandanti i Njësisë Speciale: Tri herë rezultova pozitiv me Covid-19, ato ditë luftova për jetë

Aktuale

Komandanti i Njësisë Speciale: Tri herë rezultova pozitiv me Covid-19, ato ditë luftova për jetë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Amir Gërguri komandant në Njësinë Speciale të Kosovës ka thënë se edhe para se të paraqiteshin rastet e para me Covid-19, Policia kishte kryer përgatitjet e duhura për menaxhimin e situatës.

Ai ka thënë se personalisht ka pasur njohuri lidhur me virusin, pasi kishte lexuar në vazhdimësi rreth pandemisë.

Sipas Gërgurit ndryshimi i masave çdo ditë në kohën kur u shfaqen rastet e para me koronavirus, ishte sfidë për Policinë.

“Në aspektin ligjor Policia është e mbuluar shumë mirë. Ne i kemi ligjet për menaxhimin e emergjencave shëndetësore, por kjo situatë nuk ka shans të menaxhohet vetëm me Policinë sepse puna në terren kërkon bashkëpunim me të gjithë madje edhe me qytetarët. E keqja e kësaj ka qenë sepse edhe policët kanë qenë të prekur me koronavirus. Ka pasur një varg sfidash”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se si shoqëri nuk ka pasur përgatitje të duhur për përballje me pandemi.

“Shpesh herë në opinion flitet për pjesën e mantelbardhëve që janë në frontin e parë e harrohet që pjesa më e goditur janë policët. Është e vërtetë që mjekët i kanë trajtuar pacientët por policët i kanë trajtuar të gjitha shtresat e shoqërisë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat