Kosova e zhytur në krizë ekonomike, deputetja e Vetëvendosjes gjen kohë për problemet e Shqipërisë

Aktuale

Kosova e zhytur në krizë ekonomike, deputetja e Vetëvendosjes gjen kohë për problemet e Shqipërisë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:21
Fitore Pacolli dhe Albin Kurti

Derisa Kosova është në krizë ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli po merret me problemet në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka thënë se korrupsioni e krimi i organizuar u kanë zënë frymën qytetarëve të Shqipërisë.

Ajo ka treguar se sot janë arrestuar disa aktivistë të cilët kanë tentuar që të ndalojnë zaptimin e lumenjëve, derisa ka thënë Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve.

” Hidrocentralet e vogla janë mashtrimi më i madh që qeveritë e korruptuara të rajonit i kanë prezantuar qytetarëve të tyre. Hidrocentralet e vogla nuk janë projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet. Nga hidrocentralet e vogla kanë përfituar vetëm qeveritarët e oligarkët. Ndërsa komunitetet kanë mbetur pa lum, pa ujë për pije, e pa ujë për ujitje. Tani shembuj të tillë kemi shumë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, në Bosnje e Serbi.”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Shkrimi i plotë:

Qytetarët e Shqipërisë kësaj radhe mund të vendosin #KrejtTjetër. Korrupsioni e krimi i organizuar u ka zënë frymën.

Sot qenkan arrestuar aktivistët që tentuan të ndalojnë zaptimin e radhës së lumenjve.

Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve që ua kanë mësyrë edhe atyre pak pasurive të pakta natyrore që kemi. Uji për pije dhe ujitje është e drejtë garantuar me konventa ndërkombëtare.

Hidrocentralet e vogla janë mashtrimi më i madh që qeveritë e korruptuara të rajonit i kanë prezantuar qytetarëve të tyre. Hidrocentralet e vogla nuk janë projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet. Nga hidrocentralet e vogla kanë përfituar vetëm qeveritarët e oligarkët. Ndërsa komunitetet kanë mbetur pa lum, pa ujë për pije, e pa ujë për ujitje. Tani shembuj të tillë kemi shumë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, në Bosnje e Serbi.

Aty ku sot ka hidrocentral nuk ka banorë që dikur popullonin zona të tëra. Nuk ka as florë e faunë. Shqipëria sikur nuk e ka ndër mend të ndalet po vazhdon shkatërrimin nga Valbona e deri në Vjosë.

Ne në Kosovë do të shpëtojmë ata lumenjë që na ka mbetur e do të restaurojmë aq sa mundemi ata që tashmë na i kanë shkatërruar.

Kosova e bëri ndryshimin!

Ndjek rrugën e Kosovës Shqipëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat