Deputeti i Vetëvendosjes i bashkohet një proteste në Shqipëri

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes i bashkohet një proteste në Shqipëri

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli ka treguar se sot ishte ne Lezhë në mbështetje të kandidatit për deputet të Qarkut të Lezhës, aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ilaz Shehut.

Por, rrugës për Lezhë kuptuan se Ilazi së bashku me aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot kishin pushuar fushatën elektorale dhe kishin vendosur t’i bashkohen qytetarëve të Thirrës në protestën e tyre kundër HEC-it dhe kundër të gjithë HEC-eve nëpër Shqipëri.

Dugolli tha se ai dhe deputetit tjetër Agon Batusha, natyrshëm ju bashkuan këtij aktiviteti, dhe kauzës së drejt të qytetarëve të Thirrës.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Sot, isha nisë për Lezhë në mbështetje të kandidatit për deputet të Qarkut të Lezhës, aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Ilaz Shehut. Mirëpo, rrugës për Lezhë kuptova se Ilazi së bashku me aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot kishin pushuar fushatën elektorale dhe kishin vendosur t’i bashkohen qytetarëve të Thirrës në protestën e tyre kundër HEC-it dhe kundër të gjithë HEC-eve nëpër Shqipëri.

Natyrshëm, që edhe unë dhe deputeti Agon Batusha ju bashkuam këtij aktiviteti në mbështetje të deputetit të ardhshëm z. Ilaz Shehu, por mbi të gjitha kauzës së drejt të qytetarëve të Thirrës.

Protesta ishte e qetë dhe me mesazhe të pastërta për mbrojtjen e ambientit, ruajtjes së ekosistemit dhe ndalimin e shfrytëzimit të egër të ujërave të pijshëm për llogari të bizneseve dhe në dëm të qytetarëve të zonës.

Përtej fushatës elektorale, kur mungon përgjigja e autoriteteve zyrtare për këso kërkesa bazike e jetike, qytetaria aktive është përgjigje e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat