Kritikohet ashpër qeveria Kurti: Ky është vetëm fillimi i tyre

Aktuale

Kritikohet ashpër qeveria Kurti: Ky është vetëm fillimi i tyre

Nga: D.RR Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:07
Qeveria Kurti II

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka kritkuar qeverinë e re, konkretisht LVV-në, për të cilën thotë se më shumë po angazhohet në zgjedhjet në Shqipëri, sesa me qeverisjen në Kosovë.

Zogaj thotë se nuk ka gatishmëri të tregohet besimi që e kanë marrë dhe i njëjti të trajtohet me seriozitet.

Ai ka thënë se kjo është e pritshme, por ja kaq shpejtë.

Postimi i plotë:

Meqë i deshtoi skenari i zgjedhjeve në Kosovë, LV tash po angazhohet në rajon. Me qeverisje nuk e kanë ndërmend me u marrë. Duhen kauza tjera që me i mbulu dështimet brenda. S’ka program, s’ka aksione politike, s’ka gatishmëri me tregu qe besimin qe e moren, do ta trajtojne me seriozitet. Ka show, ka performance, ka mediokritet. E pritshme, por jo me kete shpejtesi. Ky eshte vetem fillimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat