Lajm i shumëpritur për fermerët, gjatë këtij muaji përfundojnë pagesat nga Ministria e Bujqësisë

Aktuale

Lajm i shumëpritur për fermerët, gjatë këtij muaji përfundojnë pagesat nga Ministria e Bujqësisë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:44
Faton Peci

Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020.

Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci tregoi se kur pritet të përfundojnë këto pagesa.

“MBPZhR-ja gjatë këtij muaji planifikon t’i përfundojë të gjitha këto pagesa për fermerët, borxhe këto të mbetura nga viti i kaluar. Ndryshe, procesi mund të vonohet vetëm nëse shfaqen rrethana tjera të paparashikuara”.

Ministri Peci, ka theksuar se një ndër prioritetet në politikat e tij do të jetë dhënia e përkrahjes ndaj fermerëve përfitues në kohën e duhur.

Për shkak të pandemisë Covid-19, humbje të konsiderueshme pësuan edhe fermerët, por që përkundër vështirësive, ata nuk hoqën dorë nga prodhimi i kulturave bujqësore.

Ministri Peci njoftoi se do t’i mbështesë prodhuesit vendor për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të angazhohet në vazhdimësi që t’i mbështesë fermerët përmes programeve zhvillimore për sektorin e bujqësisë, në mënyrë që aktivitetet bujqësore të prodhuesve vendorë të mos pësojnë nga gjendja e krijuar në vend nga pandemia”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat