“Kujdes shumë kryeministër, mos...”, qytetarët i reagojnë sërish Kurtit, kanë edhe një kërkesë për të

Aktuale

“Kujdes shumë kryeministër, mos...”, qytetarët i reagojnë sërish Kurtit, kanë edhe një kërkesë për të

Nga: A.Zh Më: 12 prill 2021 Në ora: 12:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas kritikave të partive opozitare, të cilat e akuzuan për fushatë zgjedhore në Shqipëri.

Kurti ka thënë se gjatë vikendit ka ppunuar me 17 anëtarë të kabinetit në hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të finalizohen dokumentet e rëndësishme që përcaktojnë prioritetet e Qeverisë, teksa është zotuar se qeveria do ta jetësojë ndryshimin.

“Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim. Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në një postim në Facebook.

E qytetarët i kanë dërguar atij shumë komente e mesazhe në këtë postim, përcjell Bota sot.

Disa prej tyre e kanë porositur Kurtin që të ketë kujdes dhe të mos bëjë gabime me afera korruptive dhe nepotizëm, të cilat sipas tyre, po i presin shumë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Kujdes shumë. Kujdes e përsëri kujdes. Shumë në Kosove e Shqipëri rrinë me facoletë tui iu lutë Zotit, që të gaboni. Presin të josheni nga korrupsioni (ju dhe kabineti), të rrëmbeheni nga nepotizmi, të hani fjalën e dhënë. Janë capabël për çdo shpifje, lëre pastaj kur bëhen gabime.

Për të mirën e shtetit, të shqiptarisë dhe për inat të djallit e shqiptarëve “nuk duhet të gaboni””, ka shkruar një komentues.

Image
Komentet e qytetarëve në postimin e Kurtit në Facebook

Një komentues tjetër, ka akuzuar opozitën se duke propaganduar për qytetarët që shkuan në Shqipëri, nuk i kanë vërejtur takimet e Qeverisë të shtunën dhe të dielën.

“Tani këto hienat dalin e flasin. Jam më shumë se i sigurt as që i kanë vërejt takimet e Qeverisë në fund të javës! Më shumë ju ka interesuar me propagandu qysh po shkojnë populli në Shqipëri me rrit numrin e virusit, tmerr! Më vjen shumë keq, po si popull kemi shumë pak edukatë”, ka shkruar ai.

Image
Komentet e qytetarëve në postimin e Kurtit në Facebook

E një qytetar tjetër, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve.

“Kryeministër! Ndaloje ndërtimin e hidrocentraleve që na e shkatërruan edhe atë pak natyrë që e patëm! Të lutem!”, ka shkruar komentuesi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat