Në kohë pandemie, Qeveria Hoti kishte blerë 36 vetura zyrtare

Aktuale

Në kohë pandemie, Qeveria Hoti kishte blerë 36 vetura zyrtare

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:48
Ilustrim

Kur pandemia ishte në kulm dhe të gjithë kishin mendjen tek vaksinat, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar afro gjysmë milioni euro për të blerë 36 vetura me kilometrazhe zero për institucionet shtetërore.

Infokus ka gjetur se procedurat e tenderit për furnizim me vetura janë zhvilluar në muajin gusht të viti 2020 përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit me kërkesë të Ministrisë së Financave në kohën kur në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti. Ndërkaq furnizimi ishte paraparë për periudhën 3 vjeçare.

E numri më i madh i veturave janë porositur për Komunën e Pejës.

Sipas kontratës kjo komunë ka blerë 5 ‘xhipa të vegjël’ në vlerë prej 82 mijë e 450 euro.

Këto “xhipa” janë të llojit “Dacia Duster i ri – COMFORT”, ndërsa çmimi për një të tillë është 16 mijë e 490 euro.

Ndërsa komuna e Suharekës ajo e Zubin Potokut dhe Spitali Rajonal i Gjakovës kanë blerë vetëm nga një veturë “të vogël”, Dacia Sendero Comfort 1.0SCe 75KF – Benzin, çmimi i së cilës kushton 9 mijë e 885 euro.

Ministria e Financave përmes kësaj kontrate “Furnizim me vetura për Institucionet e Republikës së Kosovës”, me vetura zyrtare do të pajisë edhe Komunën e Klinës, Graçanicës, Obiliqit, Institucionin e Avokatit të Popullit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Megjithatë, lloji i tyre dallon.

Në bazë të dokumenteve të tenderit, të ndarë në katër lote, furnizimin me vetura të llojit “Dacia” dhe “Renault” e ka fituar kompania “Auto Mita” nga Prishtina, ndërsa për vetura të llojit “Peugeot” tenderin e ka fituar kompania “Mercom Company”, gjithashtu nga Prishtina.

Lista me çmimet dhe llojet e veturave për secilin institucion: 

Kaçanik: 2 vetura të vogla dhe një e mesme, TOTALI: 38 mijë e 945 euro.

Peja: 5 xhipa të vegjël. TOTALI: 82 mijë e 450 euro

Graçanicë: 3 vetura të vogla, 1 veturë e mesme dhe një veturë e madhe. TOTALI: 76 mijë euro e 780

Obiliqi: 6 vetura të vogla. TOTALI: 59 mijë e 310

Spitali Rajonal Gjakovë: 1 veturë e vogël në vlerë prej 9 mijë e 885 euro.

Komuna e Zubin Potokut: 1 veturë e vogël në vlerë prej 9 mijë e 885 euro.

Komuna e Suharekës: Një veturë e vogël në vlerë prej 9 mijë e 885 euro.

Komuna e Klinës: 4 vetura të vogla. TOTALI: 39 mijë e 540 euro.

Institucioni i Avokatit të Popullit: 3 vetura të llojit të mesme. TOTALI: 57 mijë e 525 euro.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: 4 vetura të vogla. TOTALI: 39 mijë e 540 euro

Inspektorati policor i Kosovës: 2 vetura të mesme. TOTALI: 38 mijë 350 euro.

VLERA TOTALE E SHPENZUAR PËR BLERJEN E VTURAVE ZYRTARE: 462 mijë euro e 95

SAQRIM: Vetura e vogël është e llojit, Dacia Sandero Comfort 1.0SCe 75KF – Benzin dhe ka kushtuar 9 mijë e 885 euro.

Image

Vetura e mesme është e llojit, Peugeot 308 Active 1.5 dhe sipas kontratës është blerë me çmimin, 19 mijë e 175 euro.

Image

Vetura e madhe, sipas kontratës është, Renault Tasliman i ri, i vitit 2020 me vlerë 27 mijë e 950 mijë.

Image

Si dhe “xhipi i vogël” është veturë e llojit ‘Dacia Duster i ri “COMFORT” , që sipas kontratës është blerë me çmimin 16 mijë e 490 euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat