Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani u realizua nga Arban Osmani

Aktuale

Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani u realizua nga Arban Osmani

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:32
Arban Osmani dhe Vjosa Osmani

Sot u bë publike fotografia zyrtare e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, fotografi kjo e cila është realizuar nga Arban Osmani.

Fotografia e përzgjedhur tashmë u është dërguar Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, kjo fotografi është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesit të Kuvendit të Kosovës si dhe dy përfaqësuesëve nga Presidenca e Kosovës.

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat