Fushatë në kohë pandemie/ LDK, AAK dhe NISMA ende nuk i kanë paguar gjobat!

Aktuale

Fushatë në kohë pandemie/ LDK, AAK dhe NISMA ende nuk i kanë paguar gjobat!

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustruese

Disa parti politike ende nuk i kanë paguar gjobat të cilat i morën gjatë fushatave zgjedhore në Prishtinë, në kundërshtim me vendimet e Qeverisë për masat kundër Covid-19.

Kështu u shpreh drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ai tregoi se, nga 20 gjobat e shqiptuara, vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar, ndërsa AAK, LDK e NISMA nuk i kanë paguar.

“Të gjitha subjektet e mëdha janë gjobitur. Kanë qenë gjithsej 20 gjoba.

7 VV, 5 LDK, nga 3 AAK dhe PDK, nga 1 për NISMËN dhe AKR.

Vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat, kurse 9 tjera gjoba të tjera të papaguara të AAK, LDK, NISMËS kanë shkuar në zyrën tonë ligjore në komunë që të procedohen të përmbaruesi”, tha Tahiri në Kanal 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat