Vjen “goditja” për partitë opozitare, ish-ambasadori ka disa fjalë pas kritikave për Kurtin

Aktuale

Vjen “goditja” për partitë opozitare, ish-ambasadori ka disa fjalë pas kritikave për Kurtin

Nga: M.H. Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:31
Albin Kurti

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me kritikat që po i bëhen Kurti për vizitën dhe përkrahjen e LVV-së në Shqipëri.

Lauka u shpreh që të gjithë përfaqësuesit e LDK-së, PDK-së dhe Nismës mirëpo edhe një numër i madhë analistësh politik që po gjykojnë vizitën e Kurtit në Shqipëri edhe po e krahasojnë këtë Lëvizjë në Shqipëri me Lsitën Serbe është e gabuar.

Sipas ish-ambasadorit të Shqipërisë problemi themelor me të cilën po përballet Shqipëria është largimi i Ramës nga pushteti e që largimi i tij do të ishte një favor për qytetarët, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu ai shton se LVV në Shqipëri pikërisht është opozitë e cila po lufton ta rrëzoj Ramën nga pushteti duke thënë se kjo ёshtё edhe arsyeja e vёrtetё e kundёrshtimit tё veprimtarisё sё VV-sё nga kasta pushtetore e “Rilindjes” dhe shtypi nё shёrbim tё saj.

Duke vazhduar Lauka thotë se LDK, PDK dhe Nisma duke u deklaruar kundër Kurtit po rreshtojn vetën në radhë të Ramës dhe regjimit të tij autoritar.

Postimi i plotë

Sfida e largimit tё regjimit autoritar tё Edi Ramёs dhe kritikat kundёr Kurtit

Sot pёrfaqёsuesit e LDK-sё, PDK-sё dhe Nismёs, ashtu si edhe njё numёr analistёsh politikё nё Prishtinё, iu turrёn Albin Kurtit pёr “mёkatin” e pjesёmarrjes sё tij nё fushatёn zgjedhore nё Shqipёri. Pati edhe nga ata, qё nuk u ndalёn para absurditeteve tё tilla si krahasimi i listёs sё VV me 3 kandidatё pёr deputetё nё Shqipёri, me listёn serbe tё Vuҫiҫit nё Kosovё.

Nё gjykimin tim, problemi themelor me tё cilin ballafaqohet sot Shqipёria ёshtё ky: largimi nga pushteti i regjimit autoritar tё Edi Ramёs. Largimi i tij do tё ishte nё favor, jo vetёm tё Shqipёrisё, por edhe tё Kosovёs dhe marrёdhёnieve tona dypalёshe. Ҫdo kontribut, sado modest qoftё, me protesta, me rezistencё qytetare, apo edhe me vota, i cili i shёrben kёtij qёllimi, ёshtё i mirёpritur.

Lёvizja VV nё Shqipёri ёshtё pjesё e opozitёs aktive ndaj kёtij regjimi dhe po pёrpiqet tё ndihmojё nё rrёzimin e Ramёs. Kjo ёshtё edhe arsyeja e vёrtetё e kundёrshtimit tё veprimtarisё sё VV-sё nga kasta pushtetore e “Rilindjes” dhe shtypi nё shёrbim tё saj.

Parё nё kёtё kontekst, LDK, PDK dhe Nisma, duke kundёrshtuar pёrpjekjet e Kurtit dhe tё VV pёr rrёzimin, nёpёrmjet zgjedhjeve tё lira e demokratike, tё kastёs sё vjetёr pushtetore nё Shqipёri, po e rreshtojnё veten me Edi Ramёn dhe regjimin e tij autoritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat