Quni: Ja pse u tërhoqa në momentet e fundit nga gara për kryetar të LDK-së

Aktuale

Quni: Ja pse u tërhoqa në momentet e fundit nga gara për kryetar të LDK-së

Nga: D.RR Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:42
Anton Quni

Zyrtari i LDK-së, Anton Quni, është deklaruar për herë të parë se pse u tërhoq nga gara për kryetarin e partisë, në momentet e fundit, shkruan "Bota sot".

Quni thotë se fillimisht nuk e dinte se kush do jenë kundërkandidatët dhe ai vet kandidoi për t'i motivuar të tjerët që të shprehin demokracinë e brendshme.

"Nuk e dija se kush do të ishin kandidatët potencial. Doja t'i motivojë të gjithë të kandidonin për të parin e LDK-së dhe ta shprehim demokracinë e brendshme. Në momentin kur unë e kam kuptuar se kundërkandidatë do të jenë Abdixhiku dhe Haziri, kam filluar ta rishikoj vendimin tim. Kam biseduar me të gjithë, edhe me Besianin", ka thënë Quni në T7, transmeton "Bota sot".

Ai tregon se ka pasur një bisedë më të gjerë me Abdixhiun dhe është bindur se ai do të jetë një kandidat potencial, teksa mohon të gjithë raportimet për një marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Abdixhikut.

"Një bisedë më të gjerë e kam pasur me Abdixhikun. Aty kam bërë një vlerësim se a mundet ai që në LDK të bëjë një organizatë autoktone dhe të pandikuar. Unë jam bindur se Abdixhiku është një kandidat potencial për të parin e partisë dhe më ka lënë përshtypje. Për këtë arsye u tërhoqa nga gara, e jo për diçka tjetër, siç është folur se ka një marrëveshje të fshehtë", u shpreh Quni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat