Kritikat ndaj Kurtit, Krasniqi: LVV është votuar në masë për shkak të pisllëqeve të partive tjera në Kosovën e pasluftës

Aktuale

Kritikat ndaj Kurtit, Krasniqi: LVV është votuar në masë për shkak të pisllëqeve të partive tjera në Kosovën e pasluftës

Nga: A.SH Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:56
Albin Kurti

Analisti politik, Faik Krasniqi, ka reaguar ndaj kritikave të cilat po bëhen në drejtm të kryeministrit Albin Kurti, duke i quajtur si të pa baza.

Sipas tij, LVV është votuar në masë për shkak të pisllëqeve të partive tjera në Kosovën e pasluftës dhe se kritikat e këtyre partive nuk kanë bazë sepse kanë pasur mundësinë për këto 22 vite këtë vend ta zhvillojnë, dhe jo të urrehen nga populli për pisllëqet e tyre.

Postimi në Facebook:

LVV eshte votuar ne mase per shkak te pislleqeve te partive tjera ne Kosoven e pasluftes. Per shkak te idiotizmit te tyre. Prandaj nuk i marre per baze kritikat e ketyre partive dhe militanteve te tyre, sepse kane pasur mundesine per keto 22 vite kete vend ta zhvillojne, dhe jo te urrehen nga populli per pislleqet e tyre. Militantet por as votuesit e tyre kurre s’kane kerkuar llogari prej tyre. As militantet dhe votuesit e LVV nuk duhet te behen si ata, por pas ca kohesh te kerkojne llogari nese edhe keta nuk i mbajne premtimet sikurse partite qe u ndeshkuan. LVV kane votat e mjaftueshme per te votuar cdo ligj te mire per qytetaret dhe shtetin e Kosoves. Partite opozitare nuk e kane fuqine e bllokimit te asnje ligji qe nevojiten 61 vota. Prandaj s’ka asnje arsyetim me. Kane premtuar pastrimin e institucioneve nga te korruptuarit, Banken Zhvillimore, vaksinat, konfiskimin e pasurise se paligjshme, arsim dhe shendetesi cilesor e shume gjera. Cfare nevojitet per t’i bere keto gjera? Vetem vullnet. Te gjitha me rend nje nga nje. Keto qe jane me urgjente sa me pare. Gjerat qe duhet kapur nga koka dhe jo nga bishti. S’ka me arsyetime per asgje. Vetem pune dhe pune!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat