Ministrja Haxhiu takon krerët e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

Aktuale

Ministrja Haxhiu takon krerët e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:27
Foto nga takimi

Përfaqësuesit sindikal nga Shërbimi Korrektues i Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Sindikatës Zenun Sadikaj, nënkryetari Frashër Raçi dhe të tjerë – u pritën sot në takim nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Diskutimi në këtë takim kryesisht kishte të bënte me trajtimin më dinjitoz të punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke adresuar kërkesat e tyre në raport me pagesat shtesë të premtuara nga Qeveria e RKS-së, ndryshimin dhe përplotësimin e ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe statusin e tyre, ligjin për pagat, pensionet bazë, pastaj sigurimin shëndetësor, për pajisje me uniforma të reja dhe gjithashtu për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të përgjithshme të stafit etj.

Ministrja Haxhiu ka shprehur vullnetin dhe mbështetjen e pakursyer për të proceduar më tutje kërkesat e sindikatës së punëtorëve, në mënyrë që të gjithë ata, pa dallim, të kenë kushte më të përshtatshme pune, të trajtohen më me dinjitet dhe ta kenë respektin e merituar dhe mbështetjen institucionale.

Ajo njoftoi përfaqësuesit e sindikatës që Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet gjithandej sektorëve drejt një progresi të dukshëm sa i përket edhe përplotësimit të kushteve të punës por edhe shërbimeve të merituara të punëtorëve çoftë në nivel të sigurimeve shëndetësore, pensioneve, përmirësim të pagave, kushteve të punës etj, ndonëse pandemia COVID-19 ka vështirësuar në ritmin e realizimit të këtyre qëllimeve, gjithsesi do të punohet pandalshëm në atë drejtim.

Përfaqësuesit e Sindikatës shprehën mirënjohjen për pritjen e Ministres dhe konsideratën për kërkesat e tyre të shprehura në takim, ndërsa ministrja Haxhiu falënderoi për punën dhe angazhimin si dhe adresimin e kërkesave të përbashkëta të punëtorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat