Sherifi flet për raportin e tij me Jakup Krasniqin pas shkuarjes së tij në Hagë

Aktuale

Sherifi flet për raportin e tij me Jakup Krasniqin pas shkuarjes së tij në Hagë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:07
Bilall Sherifi

Sekretari i përgjithshëm i partisë Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka folur për raportin që mban ai me ish-pjesëtarin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, njëherësh themeluesi i partisë Nisma.

“Mbajmë kontakte vazhdimisht me Krasniqin. Biseda kryesisht private se si është, si jemi.

Ai është mirë me shëndet, shumë i fortë me moral, natyrisht i prekur nga ajo padrejtësi që i është bërë që nga fillimi, ajo që ka përjetuar ai është jashtëzakonisht e rëndë, duke marr parasysh se në çdo fazë ai ka dhënë shumë kontribut në çdo fazë të shtet ndërtimit të Kosovës.”– tha Sherifi.

Krasniqi u arrestua  më 04.11.2020 nga zyrtarët e EULEX-it pas një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specialiuzuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat