Selmanaj tregon ku gaboi LDK me Vjosa Osmanin

Aktuale

Selmanaj tregon ku gaboi LDK me Vjosa Osmanin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:38
Lumir Abdixhiku,Vjosa Osmani, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, në emisionin Pressing, ka thënë se partia e tij ka gabuar që i dha votë Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente. Gjithashtu Selmanaj tha se LDK i tradhtoi votuesit e vet.

Selmanaj filloi duke thënë se në takimin e parë brenda partisë për t’u diskutuar lidhur me këtë çështje ka treguar që nuk do ta votojë Vjosa Osmanin. Tutje, Selmanaj ka rreshtuar arsyet e tij.

“Në takimin e parë që kemi pasur unë kam treguar se nuk do ta votoj”.

“Tentohej që këtë ta lidhnin me inate personale. Kjo s’ka të bëjë aspak me inate personale. Unë mendoj që LDK ka gabuar që i ka dhënë votë Vjosa Osmanit. Neve na kanë votuar 110 mijë votues, që kanë pasur mundësi ta votojnë edhe Vjosa Osmanin në Vetëvendosje, siç edhe e kanë votuar”, është shprehur Selmanaj

Gjithashtu Selmanaj tha se me veprimin e tij ku nuk e votoi Osmanin për presidente e ka mbrojtur votën e tyre. Sipas tij, LDK e tradhtoi vullnetin e votuesve.

“Pra, këta që na kanë votuar neve kanë besuar se zgjedhja e Osmanit karshi LDK’së është e papranueshme. Ata nuk na kanë votuar për të bërë transferim. Unë besoj që ne e kemi mbrojtur votën e tyre”, ka thënë Selmanaj.

“I tradhtuam votuesit tanë”, shtoi Selmanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat