Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur se Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2025.
Para anëtarëve të Komisionit ka raportuar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila ka prezantuar të arriturat, aktivitetet e realizuara dhe objektivat e ministrisë.
Përmes një postimi, Pajaziti ka theksuar se mbrojtja e mjedisit, përmirësimi i cilësisë së ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe ruajtja e burimeve natyrore mbeten prioritete të rëndësishme.
Ajo ka theksuar nevojën për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi në këto fusha.