AVONET: Pyetje publike për ish kryetarin e Gjykatës së Supremes, Fejzullah Hasanin për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Aktuale

AVONET: Pyetje publike për ish kryetarin e Gjykatës së Supremes, Fejzullah Hasanin për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:30
Agonis Tetaj

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin se si një ish kryetar i Gjykatës së Supremes, në këtë rast Fejzullah Hasani, i cili lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt në Deçan, në vitin 2018, deklaron se: “Nëse e shikoni me vëmendje, ju e shikoni se ai (Shaban Gogaj) nuk ka pas target fare, domethënë shtënia e tij nuk ka qenë target, target dukeshin se ishin të tre, që ka mund secilin nga këta tre të goditet, se ky ka gjuajtë në drejtimin e tyre, ngase këto armë me gas nuk prodhojnë pasoja”, ka thënë Hasani në një intervistë në DTV.

Andaj AVONET kërkon përgjigje publike nga z. Hasani se ku është bazuar kur e ka bërë këtë konstatim apo deklarimi publik.                      

Pyetjet publike për Hasani janë këto:

A keni parë dhe a i keni shqyrtuar shkresat e lëndës, për të cilën ju jeni deklaruar?

Kur keni deklaruar kështu, a jeni bazuar vetëm në raportimet mediale dhe videot e publikuara të vrasjes apo dini më shumë se kaq?

Këtë deklaratë që keni dhënë, cila është arsyja Juaj?

A jeni në njohuri se me Ligjin e Prokurorisë së Shtetit, Kryetprokurori i Shtetit ka të drejt t’ia heqë/merr lëndën e cilitdo prokuror që ka dyshime - mos profesionalizëm apo presion publik?

A konsiderohet që Ju z. Hasani keni ndërhyrë në procesin gjyqësore në rastin e Agonis Tetajt, pasi që procesi gjyqësore nuk ka përfunduar ende.

AVONET kërkon që sa më parë, ju z.Hasani të sqaroheni me publikun lidhur me deklaratat dhe konstatimet tuaj për rastin e Agonis Tetajt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat