Irish Times shkruan për Osmanin: Presidentja e Kosovës thotë se Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin

Aktuale

Irish Times shkruan për Osmanin: Presidentja e Kosovës thotë se Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:06
Vjosa Osmani

Mediumi i njohur ndërkombëtar “The Irish Times”, e ka nisur shkrimin duke thënë se presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, synon të padisë Serbinë dhe kërkon që liderët e saj të japin llogari për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Vjosa Osmani thotë se drejtësia për 13,000 personat e vrarë në konflikt, një milion të zhvendosur ose dëbuar dhe 1,600 të cilët ende janë zhdukur, duhet të jetë themeli për një marrëveshje të kërkuar për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, e cila është një kusht për të dy shtetet e Ballkanit, për t’u anëtarësuar përfundimisht në Bashkimin Evropian”, shkruan “Irish Times”.

Mediumi ndërkombëtar ka shkruar se, presidentja e Kosovës është e gatshme të presë me vite për një marrëveshje cilësore.

Kjo marrëveshej sipas tyre do të siguron njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat