Bukuroca: Donika Gërvalla nuk kishte asnjë arsye të thoshte se Gjermania kishte ushtruar gjenocid në Serbi!

Aktuale

Bukuroca: Donika Gërvalla nuk kishte asnjë arsye të thoshte se Gjermania kishte ushtruar gjenocid në Serbi!

Nga: A.Morina Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:39
Donika Gërvalla

Opinionisti, Lis Bukuroca ka komentuar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Bukuroca u shpreh se fjalimi i Gërvallës në këtë mbledhje nuk duhej të kishte ngjyrim politik partiak, megjithatë sipas tij fjalimi ishte i mirë, por i mungonte redaktimi.

“Zonja Gërvalla nuk ka marrë detyrën për të dëshmuar se Serbia ishte viktimë, por për të dëshmuar se ajo masakron shqiptarë që kur u pavarësua. Me asnjë ide nuk guxon të bëhet avokate e Serbisë!”, deklaroi Bukuroca.

Postimi i plotë

Donika Gervalles

Nuk kishte asnjë arsye të thuhej se Gjermania kishte ushtruar gjenocid në Serbi! Me këtë vetëm sa ndihmoni nazistët e Beogradit!

Nuk duhej fjalim me ngjyrim politik partiak!

Aty përfaqësohet Kosova, nuk bëhet fushatë elektorale!

Nuk duhej as krekosje, se kjo nuk ndihmon njeri.

Fjalimi ishte i mirë, por i mungonte redaktimi!

Pasi e lexova, thashë vet me vete: a thua nuk paska këshilltarë?!

Serbia ka dëbuar nga Banati 200.000 gjermanë, që sot do të kishin qenë së paku 2 milionë. Gjermania i ka paguar dëmshpërblim. Rezistenca është bërë nga kroati Tito!

Serbia qysh kur është çliruar nga Kalifati Osman, ka masakruar shqiptarë dhe Gjermania nuk ka bërë gjenocid aty, sepse në Serbi nuk ka pasur rezistencë të madhe.

Ajo ka pasur qeveri fashiste. Milan Nedic "Predsjednik Vlade narodnoga spasa Srbije " nga viti 1941 deri ne vitin 1944 ishte qeveri fashiste që ka shfarosur diku 15.000 hebrenj.

Zonja Gërvalla nuk ka marrë detyrën për të dëshmuar se Serbia ishte viktimë, por për të dëshmuar se ajo masakron shqiptarë që kur u pavarësua.

Me asnjë ide nuk guxon të bëhet avokate e Serbisë!

nuk flitet me metafora, si "errësirë e dritë", por me fakte. Politika nuk është letërsi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat