Deklarata e tij e çoi një Kosovë në këmbë, flet për herë të parë Shefqet Krasniqi

Aktuale

Deklarata e tij e çoi një Kosovë në këmbë, flet për herë të parë Shefqet Krasniqi

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:16
Shefqet Krasniqi

Hoxha Shefqet Krasniqi ka qenë pjesë e një emisioni pas akuzave të shumta për një deklaratë seksiste, e ku tha se “burrat janë për oda e gratë për kuzhinë”.

Ai u shpreh se nuk merret me ata që shajnë e të cilët sipas tij “shprehin nivelin e tyre”.

“Njerëzit jon të prinë me paragjyku e me sulmu. Është fenomen psikologjik që njeriu është i prinë me t’i pa të metat… njerëzit jon të prinë, nëse 99 gjëra të mira i bën, një të keqe, atë të keqe ta shohin,” – u shpreh ai duke relativizuar fjalinë e tij.

Ai përmendi respektin që kanë treguar serbët paralufte për shqiptarët që ishin me Ramazan.

“E këta tonët, po e shajnë Ramazanin, islamin… gjithë dikush i del agjërueshëm. Pashë zotin, a nuk është e kulturës, për hatër të nanës e grusë me e respektu.” – u shpreh më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat