Kusari-Lila: Qytetarët nuk janë rehat deri në vaksinim masiv

Aktuale

Kusari-Lila: Qytetarët nuk janë rehat deri në vaksinim masiv

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:08
Mimoza Kusari-Lila

Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që ndër qëllimet kryesore të Qeverisë Kurti është vaksinimi masiv i popullatës.

“Askush nuk është rehat deri në vaksinimin më masiv të popullatës në Kosovë. Uroj që sa më parë të gjendet mënyra më e mirë e furnizimit më të shpejtë me vaksina, pasi këtë e shoh si të vetmen mënyrë. Qeveria Kurti, është e angazhuar maksimalisht me të gjitha vendet që munden të ofrojnë mundësinë dhe që t’i dalin në krah Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se janë duke u munduar që gjysmën e popullatës ta vaksinojnë brenda këtij viti.

“Duhet të bëjmë të mundur që brenda këtij viti të paktën gjysmën e popullatës ta kemi të vaksinuar, në mënyrë që të kemi njëfarë hapësire për veprimtari të tjera dhe lehtësim të masave që vazhdimisht kërkohen”.

Kusari-Lila, theksoi që vetëm me aplikim të masave mund të mos ketë përhapje të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat