Pjetër Shala në Hagë, bashkë me të ishte edhe ky komandanti i UÇK-së?

Aktuale

Pjetër Shala në Hagë, bashkë me të ishte edhe ky komandanti i UÇK-së?

Nga: H.O. Më: 16 prill 2021 Në ora: 09:09
Pjetër Shala

Mbrëmë Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Pjetër Shalës, i njohur me nofkën “Komandant Ujku”.

Sipas njoftimit për media, Gjykatësi i Procedurave Paraprake, Nikola Giju e konfirmoi aktakuzën kundër Shalës më 12 qershor 2020. Ndërkaq, më 15 prill 2021, Shala u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Për të njëjtat krime në të njëjtën periudhë kohore, akuzohet edhe Sabit Geci, ish komandant i UҪK-së. Në aktakuzën e cila ka 71 faqe, Sabit Geci përmendet në gjashtë raste, ku thuhet se ishte pjesë, sipas tyre, e ndërmarrjes kriminale të përbashkët që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

“Në Kukës midis majit dhe qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së, ndër të cilët Sabit GECI, mbajtën të ndaluar së paku 20 persona për periudha kohe të ndryshme dhe pa proces ligjor të rregullt në një ish-fabrikë metali në Kukës, rrethi i Kukësit, Shqipëri. Të ndaluarve iu konfiskuan dokumentet e udhëtimit dhe gjësendet personale. Ata u vunë nën pranga, u lidhën dhe u mbajtën nën rojë të armatosur në dhoma të kyçura dhe me dritare me shufra hekuri. Disa të ndaluar në Kukës u transferuan nga ose për në qendra të tjera ndalimi”, thuhet në aktakuzën ndaj Gecit./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat