Deputeti i VV-së kundërshton arrestimin e mjekut nga Podujeva

Aktuale

Deputeti i VV-së kundërshton arrestimin e mjekut nga Podujeva

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:31
Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu, e ka quajtur të ngutshëm, të padrejtë, të paligjshëm dhe të papranueshëm, arrestimin e doktorit në Podujevë, i cili shihet në një video duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari.

Lahu ka thënë se nuk mund dhe nuk duhet të arrestohet asnjë qytetar, siç ka thënë, mbi paragjykime dhe pa bazë ligjore, e aq më pak një doktor në vendin e tij të punës.

“Është i ngutshëm, i padrejtë, i paligjshëm dhe i papranueshëm arrestimi i doktorit pa sqarimin e rrethanave të plota në të cilat ndodhi gjithë ajo situatë e pakëndshme të cilën e pamë, dhe pa konstatimin objektiv të konsumimit të veprës penale të mosfrimit të ndihmës mjekësore, për të cilën edhe është arrsetuar.

Nuk mund dhe nuk duhet të arrestohet asnjë qytetar, mbi paragjykime dhe pa bazë ligjore, e aq më pak një doktor në vendin e tij të punës”, ka shkruar Lahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat