Djali i pacientit nga Podujeva kërkon lirimin e mjekut Ibrahim Hoti

Aktuale

Djali i pacientit nga Podujeva kërkon lirimin e mjekut Ibrahim Hoti

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:31
Rrahman Kajtazi

Mbrëmë është publikuar një video, në të cilën shihet se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, refuzoi ta mjekojë një pacient me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.

Pas kësaj, Policia ka arrestuar mjekun, ndërsa kolegët e tij kanë kundërshtuar arrestimin, duke protestuar.

Sot, mjeku Ibrahim Hoti u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku edhe po trajtohet.

Rrahman Kajtazi, djali i pacientit Sejdi Kajtazi duke folur ka kërkuar që mjeku Ibrahim Hoti të lirohet nga Prokuroria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat