Akuzat në drejtim të VV-së për fushatë elektorale në Shqipëri- Kështu i’u përgjigjet Shpejtim Bulliqi!

Aktuale

Akuzat në drejtim të VV-së për fushatë elektorale në Shqipëri- Kështu i’u përgjigjet Shpejtim Bulliqi!

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:54
Shpejtim Bulliqi

Anëtari i Këshillit të Përgjitshëm të LVV-së, Shpejtim Bulliqi, ka folur në lidhje me akuzat që kanë ardhur në drejtim të Lëvizjes Vetëvednosje për fushatë elektorale në Shqipëri.

Bulliqi ka thënë në Blic Interview se nuk ka informacione se atje kanë shkuar ministra por vetëm aktivistë.

“Unë nuk e di, me sa kam informacion një pjesë e aktivistëve tanë kanë qenë me aktivitet atje, nuk e di për ministra. Ne kemi subjektin tonë atje, dhe në kohë fushatë edhe ato kanë ndihmuar tek ne.

Me sa di unë Qeveria ka qëndru në Kosovë dhe ka punu me planin qeverisës”, tha Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat