AKI dhe Policia e Kosovës bashkëpunuan në kapjen e personit të rrezikshëm që akuzohet për 60 vepra penale

Aktuale

AKI dhe Policia e Kosovës bashkëpunuan në kapjen e personit të rrezikshëm që akuzohet për 60 vepra penale

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustruese

Njësia Speciale ka arrestuar një nga personat më të kërkuar në vend Besim Hajdarin, të njohur me nofkën “Ciprra”.

Burimet e medias, mësojnë se ne operacion për zbulimin e “Cpirres”, ishte involvuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, departamenti i Krimeve të Rënda dhe njësiti speciale i Kosovës.

Ai është gjetur në një restaurant në rrugën “Prishtinë – Podujevë”.
Aksioni më saktësisht ka ndodhur në njëri nga motelet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e personit të rrezikshëm në Podujevë.

Ndaj Besim Hajdari – “Ciprra”, rëndojnë 60 aktakuza në Policinë e Kosovës.

Media pati raportuar se muaj më parë, ai pati plagosur dy persona në qendër të Podujevës.

“Ciprra” pak javë pas kësaj ngjarje, po i njëjti kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytet të Podujevës.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, si tentim vrasje, therje me thikë dhe shkaktim të lëndimit trupor e disa vepra të tjera penale.

Gjatë kohës në arrati ai kishte hyrë e dale nga Kosova në Serbi disa herë dhe në këto lëvizje dyshohet se kishte kryer krimet për të cilat u kap.

Zyrtarët e kësaj agjencie kishin ndjekur lëvizjet e tij dhe kishin vëzhguar atë dhe në koordinim me Policinë e Kosovës rezultuan me një operacion të suksesshëm që çoi në pranga Hajdarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat