Një tjetër deputete e VV-së reagon rreth hulumtimit për vaksina, kështu i del në mbrojte Arben Vitisë

Aktuale

Një tjetër deputete e VV-së reagon rreth hulumtimit për vaksina, kështu i del në mbrojte Arben Vitisë

Nga: N. H Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:24
Albin Kurti, Doarsa Kica Xhelili dhe Vjosa Osman

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas disa raportimeve se ministri Arben Vitia ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë Pfizer.

Kica-Xhelili thotë se komplet formati i shpërndarjes së “lajmit” në rastin konkret, është me ngjyrime tendencioz dhe se e rrezikon besueshmërinë mbi aftësinë e institucioneve tona para palës tjetër.

Krejt në fund, ajo ka bërë një pyetje publike, se çfarë u synua me këtë zbulim.

Ja shkrimi:

Hajde ta analizojmë veç pak më ndryshe tentativën e mediave të cilat zbulimin e pjesshëm të informatave/kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë po e quajnë “kontribut të interesit publik”.

Ja një interpretim i shkurtë potencial i pasojave eventuale të zbulimit.

1. Gjatë negociimeve të marrëveshjeve të ndryshme, sidomos marrëveshje të këtij niveli, gati gjithmonë periudha e negociimit me të gjitha dokumentacionet dhe modalitetet përkatëse janë konfidenciale. Dhe në fakt, zbulimi i këtyre të dhënave nga cilado palë, qoftë edhe i paqëllimshëm (sepse kryesisht pala zbuluese konsiderohet pala nga cila kanë rrjedh pavarësisht nëse rrjedhja ka qenë me ose pa vetëdije, me ose pa qëllim, dhe me ose pa veprim a mosveprim adekuat të mbrojtjes) e rrezikon komplet procesin.

Pse? Sepse kushtet kontraktuale ndryshojne nga shteti në shtet. Nga ofruesi/marrësi i “produktit” te tjetri. Dhe palët negociojnë në mirëbesim duke synuar t’mos hapin qarqe që një X marrëveshje e mëparme apo mëvonshme të shërbej si standard negociimi.

2. Çka për interesin publik? Nuk mohohet absolutisht interesi publik për këtë çështje. Por, ky interes nuk është absolut. Interesi publik duhet të jetë proporcional me pasojat e një zbulimi të tillë. Në qoftë se ti publikon marrëveshje/komunikime konfidenciale, duke e rrezikuar besueshmërinë e institucionit te partneri negociues, je në shpërputhje proporcionale sepse dëmi i rrezikimit të humbjes së partnerit me të cilin po negociohet këtu, është skajshmërisht më i madh se përfitimi nga publikimi i një pjese të përmbajtjes. Theksoj - një pjese -, sepse me asgjë nuk u konfirmua faza e negociimit/nënshkrimit.

3. Në linjë të pikës 2 më sipër, në përputhje me Ligjin 02/L-65 Civil Kunder Shpifjes dhe Fyerjes, interesi publik vjen në pah kur përgjatë publikimit, si standard shërben “qëllimi i mirë” i publikuesit (shiko Nenin 7). Komplet formati i shpërndarjes së “lajmit” në rastin konkret, jep ngjyrim tendencioz sepse rrezikon besueshmërinë mbi aftësinë e institucioneve tona para palës tjetër, lidhur me zbatimin e dispozitave të konfidencialitetit të negociimit, e rrjedhimisht rrezikon vet vaksinat.

Mediat dinë të jenë profesionalisht më të përgjegjshme se kaq, dhe nuk preferoj të mendoj se si të tilla nuk kanë mundur ta parashohin dëmin eventual.

Prandaj, pyes, interesi i kujt, saktësisht, u synua me këtë zbulim?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat