Kryesindikalistja e policisë kërkon që sa më shpejtë të nisë vaksinimi i policëve

Aktuale

Kryesindikalistja e policisë kërkon që sa më shpejtë të nisë vaksinimi i policëve

Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:57
Policia

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi tha se prioritet i Qeverisë Kurti duhet të jetë vaksinimi i policëve.

“Do të ishte shumë  e mirë dhe  e nevojshme dhe vaksinimi sa më shpejt i gjithë pjesëtarëve të policisë sepse puna e terrenit është mjaftë e ndjeshme  dhe është punë e cila çdo ditë e më shumë kemi pjesëtarë të cilët po infektohen”, tha ajo.

Kamberi thotë nuk janë vetëm këto dy çështje që duhet të zgjidhen.

“Janë prioritet dmth sigurimi shëndetësor, puna e orëve shtesë, puna e pagesës gjatë festave, puna e pagesës gjatë vikendeve e cila është e domosdoshme, sigurimi shëndetësor dhe aksidental i cili është tejet i domosdoshëm është Ligji për pensionimin e parakohshëm, puna jashtë orarit, janë një seri kërkesash”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat