Baton Haxhiu, njeri i informuar për planet serbe në Kosovë? ‘Dikush në Beograd i ka mbushur mendjen se Serbia do të luftojë me armë’

Aktuale

Baton Haxhiu, njeri i informuar për planet serbe në Kosovë? ‘Dikush në Beograd i ka mbushur mendjen se Serbia do të luftojë me armë’

Nga: N. H Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:39
Baton Haxhiu në takim me Aleksandar Vuçiq

Profesori universitar, njëherit njohës i mirë i çështjeve politike në vend, Enver Bytyçi, me anë të një postimi në Facebook, ka dhënë alarmin se gazetari Baton Haxhiu, mund të jetë njeri i informuar për planet serbe në Kosovë.

Bytyçi shkruan gjithashtu se gazetari Haxhiu është bërë bartës, përcjellës dhe interpret i një dizinformimi publik, qëllimshëm, për të përhapur panik se “lufta është në prag të derës”.

Bytyçit këtë reagim e ka bërë pasi që në një debat Baton Haxhiu me Andi Bushatin, i është drejtuar këtij të fundit me këto fjalë; “përgatitu të shkosh në veri bashkë me VV për ta mbrojtur Kosovën”, duke lënë të kuptohet sipas profesorit se gazetari Haxhiu ka informacione për një skenar të ri që po e pret Kosovën.

Ja shkrimi i profesorit Bytyçi:

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Baton Haxhiu në një debat me Andi Bushatin i është drejtuar këtij të fundit me këto fjalë: "Përgatitu të shkosh në veri bashkë me VV për ta mbrojtur Kosovën"! Kjo deklaratë kë kohë që është bërë. Por askush nuk ka marrë mundimin të bëjë një analizë të saj.

A flet Baton Haxhiu me këtë gjuhë si analist, apo si njeri i informuar për planet serbe në Kosovë?! Nëse do të niseshim nga analizat, rezulton se në Kosovë e në Ballkan nuk ka e nuk do të ketë ndonjë mundësi për luftë e konflikte të armatosura. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që zotit Haxhiu dikush në Beograd t'ia ketë mbush mendjen se "Serbia do të luftojë me armë e ushtri për ta aneksuar veriun e Kosovës"!

Në këtë rast ai është bërë bartës, përcjellës dhe interpret i një dizinformimi publik, qëllimshëm, për të përhapur panik se "Lufta është në prag të derës"! Sipas bindjes time ekziston ky varianti i dytë, pra që ai me kontaktet që ka, të jetë përdorur për të përhapur panik e bërë presion që institucionet e Kosovës "të pajtohen paqësisht me ndarjen e saj"! Batoni është aq i kultivuar në analizën politike e gjeopolitike sa të kuptojë që rajoni nuk destabilizohet nga askush sa kohë vendet e këtij rajoni janë anëtare të NATO-s, ose në Kosovë është e pranishme NATO. Atë ditë që NATO mund të mos jetë në Kosovë, atë ditë Kosova do të jetë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat