Rasti me vaksinat në Kosovë, komenton edhe gazetari nga Shqipëria

Aktuale

Rasti me vaksinat në Kosovë, komenton edhe gazetari nga Shqipëria

Nga: A.Zh Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:51
Çim Peka

Edhe gazetari shqiptar Çim Peka, ka reaguar pas intervistimit të gazetarëve lidhur me publikimin e dokumenteve “konfidenciale” për vaksinat anti-Covid në Kosovë.

Ai ka thënë se ka pritur që drejtësia të fillonte të merrej me ata që kanë abuzuar me shtetin qe 20 vjet dhe jo me gazetarët, përcjell Bota sot.

Ai e ka quajtur këtë “fillim të keq”.

Reagimi i Pekës në Facebook:

Fillim i keq, prisja që pas “Krejt dhe drejt” drejtësia të fillonte duke marrë në pyetje ata që kanë abuzuar për 20 vjet, jo gazetarët.

Tre muaj pasi Sali Berisha fitoi gjithçka në mars të 1992, humbi në zgjedhjet lokale.

Më mirë Drejt se Krejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat