Ministria e Shëndetësisë s’ka buxhet për terapinë e personave të prekur nga Fibroza Cistike

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë s’ka buxhet për terapinë e personave të prekur nga Fibroza Cistike

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Në Kosovë janë rreth 100 persona të diagnostikuar me Fibroze Cistike.

Për të njëjtit nuk është se ofrohet mbështetje sa i përket terapisë.

“Ministria i mbulon për aq sa është e mundur përmes buxhetit të saj dhe donatorëve, pacientët me sëmundje të rralla si rastet me morbus gausher, sklerozë multiple e fibrozë cistike”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për io.

Ministria e Shëndetësisë thotë se pandemia e ka vështirësuar edhe më shumë furnizimin me terapi dhe se buxheti për barna është i pamjaftueshëm.

“Gjatë pandemise ka pasur vështirësi në mbulim me terapi të këtyre terapive,  sepse një pjesë e terapisë sigurohet përmes donatorëve ndërkombëtarë, buxheti për barna nuk është i mjaftueshëm.

Përgjithësisht trajtimi i sëmundjeve të rralla është mjaft i kushtueshem, në kete mes edhe i të prekurve me fibroze cistike”.

Ndryshe, në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, personat e prekur nga fibroza cistike nuk mund të trajtohen me asnjë lloj medikamenti pasi lista esenciale e barnave nuk i përfshin këto medikamente dhe e njëjta nuk është ndryshuar tash e sa vite.

Në 10 mijë fëmijë të lindur në botë, katër prej tyre lindin me Fibrozë Cistike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat