Kurti: Dëshmorët e kryeqytetit luftuan për lirinë dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza e shqiptarëve

Aktuale

Kurti: Dëshmorët e kryeqytetit luftuan për lirinë dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza e shqiptarëve

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:55
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dëshmorët e kryeqytetit luftuan për lirinë dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza e shqiptarëve dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia.

Ai këto i deklaroi gjatë homazheve që bëri me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Bëmë nderime tek varret e dëshmorëve të kryeqytetit, të cilët luftuan për liri dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza jonë dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia”.

“Andaj, ne kthehemi dhe rikthehemi në këto vende në mënyrë që t’i kujtojmë ata dhe t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që kemi paguar me gjakun e popullit për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot”.

“Por, në të njëjtën kohë për të përkujtuar amanetet dhe idealet e tyre për progres, barazi, mirëqenie që nuk e përjashton asnjë njeri”, ka thënë Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat